Britani, autoritetet do t’i ndjekin penalisht më shumë se 1.000 protestues

25 May 2019 21:21

Policia Metropolitane në Britani synon ndjekjen penale të më shumë se 1,100 personave të arrestuar gjatë protestave kundër ndryshimeve klimatike.

Deri tash janë akuzuar më shumë se 70 aktivistë lidhur me protestat që u mbajtën në qendër të Londrës, muajin e shkuar, transmeton KTV.

Dhjetë ditë protestash në prill, rezultuan me 1,130 persona të arrestuar për shkaqe të ndryshme.

Të ftuara për çështje mjedisore, protestat në Londër u shndërruan në përleshje me policinë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme