Botë

Rritet presioni ndaj gazetarëve në Rusi

Rritet presioni ndaj gazetarëve në Rusi

Pas një informacioni mbi një ndryshim të mundshëm në postet më të larta të Rusisë, dy gazetarë të gazetës së Moskës "Kommersant" humbën vendin e punës. Korrespondenti i DW Miodrag Soric raporton nga Moska.

Një artikull në vështrim të parë jospektakular po preokupon Moskën politike. Gazeta e biznesit Kommersant njoftoi më 17 prill se Kryetarja e Këshillit të Federatës, dhomës së dytë të parlamentit të Rusisë, Valentina Matvijenko, mund të heqë së shpejti dorë nga posti i saj. Artikulli citon burime nga aparati shtetëror.