Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Austria me qeveri kalimtare

Ministrat e ri në qeverinë kalimtare të Austrisë janë betuar sot dhe tani ka specialistë në vendet që mbetën të lira pas tërheqjes së anëtarëve nga Partia e Lirisë së Austrisë (FPO).

Në qeverinë e re të përkohshme austriake, Ministria e Mbrojtjes udhëhiqet nga një person ushtarak, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës austriake, gjenerali i përgjithshëm Johan Luif, i cili ishte në misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Ai, si dhe ekspertët e tjerë - nëpunës të lartë civilë – u propozuan nga kancelari Sebastian Kurz.

Ministri i Mbrojtjes është një ushtar me përvojë, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm dhe shef i Drejtorisë së Shtabit të Përgjithshëm.

Ish-presidenti i Gjykatës së Lartë Eckart Raz do të jetë në postin e ministrit të brendshëm, ish-kreu i resorit social do të jetë ish-shefi i seksionit Walter Peltner, i afërt me SPO-së opozitare dhe drejtuesi i kontrollit të fluturimeve Valeri Hakl do të marrë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa Ministrinë e Sportit, të cilën e kishte në udhëheqje Heinz Kristian Strahe, tash e ka marrë Juliana Bogner-Strauss, e cila tashmë është në krye të ministres për Çështje të grave dhe zëvendëskancelar është ministri i Financave Hartvig Leger.

Në postin e shefes së diplomacisë ka mbetur Karin Knajsel, e cila erdhi në qeveri përmes FPO si kandidate e pavarur.

Edhe Merr zyrtarisht detyrën qeveria tripartiake në Austri Botë Merr zyrtarisht detyrën qeveria tripartiake në Austri

Parlamenti austriak do të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm të hënën, kushtuar çështjes që çoi në rënien e qeverisë, pas videos që tregoi se udhëheqësi i FPO Heinz Kristian Strache ofron për mbesën e miliarderit rus punë shtetërore në këmbim të ndihmës financiare për partinë e tij.

Në këtë seancë, siç njoftuan disa parti opozitare, mund të kërkohet një votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kancelarit Sebastian Kurz, i cili do të merret me çështjet e shtetit deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator.