Kancelari austriak, Sebastian Kurz, është takuar me presidentin Alexander van der Bellen në Vjenë, pak pasi një deputet tha se do të paraqiste një mocion mosbesimi kundër Kurzit në Parlament, të hënën e ardhshme.
Kurz i dha fund koalicionit të tij 17-mujor me Partinë e Lirisë së ekstremit të djathtë gjatë fundjavës, pasi lideri i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, u pa në një video që diskutonte mbi rregullimin e kontratave shtetërore dhe si të shmangte ligjet e financimit të partisë, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i Partisë Popullore Konservatore, Kurz, ka premtuar hetim të plotë për çdo keqbërje. Së bashku me presidentin Van der Bellen, kancelari austriak diskutoi për dalje nga kjo krizë.