Të paktën 17 persona, kryesisht turistë të huaj, u plagosën sot në një shpërthim të fuqishëm pranë një autobusi në Muzeun e ri egjiptian që po ndërtohet në zonën e piramidave të Gizës, raporton gazeta “National” nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sky News Arabia raporton se eksplozivi shpërtheu derisa autobusi kaloi pranë muzeut në Giza, rreth perimetrit të kryeqytetin egjiptian Kajro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAskush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani. Reuters vë në dukje se nuk ka të dhëna për të vdekur, derisa një burim i agjencisë së sigurisë egjiptiane, tha se në mesin e qytetarëve të lënduar janë edhe shtetas të Afrikës së Jugut.
Njëri nga dëshmitarët, Mohamed el-Menduh i cili ishte në një makinë aty pranë, i tha Reuters se dëgjoi një “shpërthim të fuqishëm”./ksp