Botë

Australia në zgjedhje - Qeveria e Morrisonit në garë të ngushtë me opozitën

Australia në zgjedhje - Qeveria e Morrisonit në garë të ngushtë me opozitën
Foto: REL
 

Miliona australianë po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme të shtunën, për të zgjedhur midis fushatës së koalicionit konservativ për menaxhimin ekonomik si dhe ofertës së opozitës për veprime ndaj ndryshimeve klimatike dhe reformës së taksës, transmeton rel. 

Kryeministri, Scott Morrison i koalicionit Liberal-Kombëtar, ka qenë në fuqi që nga viti 2013, por është përballur me sfida pas disa sondazheve ndër vite, që adresojnë jostabilitetin dhe problemet e brendshme partiake.