Kina “nuk do të dorëzohet” përballë presionit amerikan

Kina “nuk do të dorëzohet” përballë presionit amerikan

13 May 2019 11:43

Kina nuk do të dorëzohet kurrë përballë presionit nga jashtë, ka thënë të hënën qeveria e këtij shteti, ndonëse nuk është bërë e ditur se si do të përgjigjet Pekini pas kërcënimeve më të reja prej Washingtonit për vënien e tarifave mbi të gjitha importet kineze, në kontestin e përshkallëzuar tregtar.

Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës ka marrë hov të premten, teksa SHBA-ja ka ngritur tarifat mbi mallra kineze në vlerë prej 200 miliard dollarësh, pasi që presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Pekini “e ka shkelur marrëveshjen” duke u sprapsur nga zotimet e marra gjatë muajve të negociatave, transmeton Koha Ditore.

Pekini është zotuar se do të reagojë ndaj tarifave më të reja amerikane, ndonëse ende nuk ka dhënë detaje. “Sa iu përket detajeve, ju lusim të jeni të vëmendshëm. Po e kopjojmë një shprehje amerikane – prit dhe shih”, ka thënë gjatë një konference zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme