Botë

Britani, më shumë u vranë nga krimi i organizuar sesa nga terrorizmi

Agjencia Kombëtare Kundër Krimit njoftoi se kërcënimi nga krimi i organizuar është kronik dhe i vazhdueshëm në Britani të Madhe dhe se duhet më shumë para për ta çrrënjosur atë.

Shefja e kësaj agjencie, Lynne Owens, tha se kriminelët kanë vrarë më shumë qytetarë gjatë një viti, sesa nga kombinimi i terrorizmit, luftës dhe fatkeqësive natyrore, transmeton KTV.

Ajo tha se kriminelët kanë shfrytëzuar teknologjinë për të dominuar në komunitetet lokale nëpër Britani të Madhe, derisa agjencia kundër krimit thotë të ketë investuar në pajisje të duhura për të luftuar krimin e organizuar.

Sipas kësaj agjencie, kriminelët kanë krijuar metoda të reja dhe i kanë kombinuar ato me të vjetrat për të kryer vrasje të ndryshme dhe për t’i kontrolluar lagjet e qyteteve britanike.