Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

FMN: Konflikti mes SHBA-së dhe Kinës rrezikon ekonominë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se një mosmarrëveshje e zgjatur tregtare midis SHBA-së dhe Kinës është një kërcënim për rritjen ekonomike globale.

“Ne shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë në këto diskutime”, deklaroi zëdhënësi i FMN-së, Gerry Rice, ndërsa SHBA-ja dhe Kina u takuan sot në Uashington për bisedimet tregtare me një përfundim të paqartë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të gjithë do të kemi humbje në rast të një konflikti të zgjatur”, shtoi ai.

Institucioni i Uashingtonit ka paralajmëruar për muaj me radhë se një konflikt i vazhdueshëm midis dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës rrezikon të nxjerrë nga shinat rritjen ekonomike globale.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së paralajmëroi të hënën se tensionet tregtare mes dy gjigantëve ekonomike rrezikonin ekonominë botërore, pasi shtoi se kjo e fundit ndodhej në një moment delikat./ATSH/