Botë

Shtetet e Quintit kërkojnë nga Vuçiqi të vetëpërmbahet

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me ambasadorët e Quintit - SHBA, Britania, Franca, Italia dhe Gjermania, me të cilin biseduan për samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor javën e kaluar.

Përfaqësuesit e Quintit, siç shkruan Ksp, i bënë thirrje presidentit serb të vetëpërmbahet dhe të vazhdojë me përgjegjësi për zgjidhje serioze të problemeve në rajon, me qëllim të stabilizimit të plotë të situatës politike.

Vuçiqi tha se Serbia do të sillet në mënyrë racionale dhe seriozisht, dhe se sa më shpejt që Prishtina të heqë taksën, do të rifillojnë bisedimet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sot kreu i shtetit serb potencoi se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës edhe “nëse më vrisni”.

“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëj! Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiqi.