Botë

Papa Françesku arrin në Bullgari - pritje e ftohtë e Kishës Ortodokse

Papa Françesku arrin në Bullgari - pritje e ftohtë e Kishës Ortodokse

Papa Françesku ka arritur në Bullgari më 5 maj, për tu takuar me krerët e komunitetit të vogël katolik të vendit, si dhe të vizitojë një kamp të refugjatëve jashtë kryeqytetit, si pjesë e vizitës të cilën do ta vazhdojë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Vizita e Papës do të monitorohet me kujdes për shenjat e mundshme të përmirësimit të marrëdhënieve në mes të Kishës Katolike dhe Ortodokse.

Papa Françesku ka bërë përpjekje për t’i dhënë fund tensioneve në mes të Kishës Ortodokse dhe Katolike. Por, autoriteti më i lartë i Kishës Ortodokse të Bullgarisë, ka refuzuar çdo mundësi të mbajtjes së lutjeve të përbashkëta me Papën.

"Ne duam të theksojmë se cdo formë e lutjeve të përbashkëta është e papranueshme për ne për shkak të ligjeve kishtare që nuk e lejojnë”, tha ai.