Botë

3.901 vëzhgues monitorojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

3.901 vëzhgues monitorojnë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet presidenciale në vend do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.

Nga vëzhguesit e vendit numër më të madh kanë MOST, pastaj Shoqata për Promovimin e Vlerave Humane dhe Integrimit Rinor MAK-SONCE Shkup dhe Shoqata e Qytetarëve për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe të Drejtat e Njeriut AKSIOS 2017 Shkup.