Policia në Francë e ka përdorur gazin lotsjellës për t’i sprapsur demonstruesit e maskuar në qendër të Parisit të mërkuren, teksa mijëra franceë e kanë përdorur tubimin vjetor të 1 majit për të protestuar kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.
Sindikatat e punës dhe të ashtuquajturit protestues “jelek-verdhë” kanë dalur nëpër rrugët e Francës, vetëm disa ditë pasi që Macroni ka prezantuar propozime të reja politike, përfshirë shkurtime tatimore në vlerë prej rreth pesë miliard eurosh, transmeton Koha Ditore.
Një dëshmitar i Reutersit ka parë policinë duke e përdorur gazin lotsjellës, për të shpërndarë grupin e protestuesve të maskuar, të cilit ishin mbledhur në krye të marshit tradicional për 1 majin.
Disa protestues me maska apo jelekë të verdhë ishin përgjigjur duke hedhur gjësende në drejtim të policisë. Pamjet televizive e kanë shfaqur një furgon me xhama të thyer.
Policia në Francë gjatë të së martes e kishte dhënë paralajmërimin për përplasje të mundshme gjatë 1 majit, me grupet anarkiste të së majtës ekstreme, të njohura si “Blloqet e Zeza”, pasi që ishin bërë thirrje përmes medieve sociale që elementet radikale të dilnin nëpër rrugë.