Dy oficerë policie në Edmonton të Kanadasë u vranë në krye të detyrës teksa po i përgjigjeshin një mosmarrëveshjeje familjare në një kompleks apartamentesh, shkruan BBC.
I dyshuari për të shtënat fatale është një adoleshent 16-vjeçar, sipas disa raportimeve në mediat kanadeze.
Sipas policisë, adoleshenti vdiq pasi qëlloi veten.
Një grua e cila ka lidhje me të dyshuarin është dërguar në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.
Oficerët e vrarë ishin Travis Jordan, 35 vjeç dhe Brett Ryan, 30 vjeç.
Jordan kishte qenë në Shërbimin Policor të Edmontonit për më shumë se tetë vjet, ndërsa Ryan kishte qenë oficer për më shumë se pesë vjet.
Edhe
Adoleshenti plagos nënën e tij dhe vret dy policë në Kanada
Teksa iu afruan banesës për të hyrë, dy oficerët u qëlluan nga 16-vjeçari.
Tetë policë janë vrarë në krye të detyrës në Kanada në gjashtë muajt e fundit. Vdekjet e tjera ndodhën në Ontario dhe British Columbia.
-
Pesë të vrarë në një bllok apartamentesh në Kanada nga një person i armatosur
-
Policia kanadeze qëllon për vdekje një burrë që mbante armë pranë tri shkollave
-
Dy të vdekur nga një sulm i armatosur pranë një festivali në Kanada
-
Identifikohet 18-vjeçarja e dyshuar për sulmin në Kanada që la tetë të vdekur