Botë

Zyrtarët gjermanë dhe kinezë bisedojnë për luftën tregtare dhe reformat ekonomike

 

Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier u takua sot me zëvendëspresidentin kinez, Liu He për të biseduar në lidhje me luftën tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, si dhe për të nxitur Pekinin që të ndërmarrë reformat ekonomike që ka premtuar.

Ky takim u zhvillua në Pekin në kuadër të Forumit II Rripi dhe Rruga, ku përfaqësues nga më shumë se 100 vende ishin mbledhur për të diskutuar projektin gjigant infrastrukturor të Kinës.