Botë

Italia e kalon Francën për pranimin e azilkërkuesve

 

Në vitin 2018 Italia kaloi Francën, në Evropë, për sa i përket dhënies së mbrojtjes ndërkombëtare për azilkërkuesit, duke u vendosur në vend të dytë pas Gjermanisë, sipas të dhënave të “Eurostat”.

Në vitin 2018 të 28 shtetet anëtare, në tërësinë e tyre, kanë dhënë mbrojtje ndërkombëtare për 333 355 refugjatë, transmeton atsh.