Abe: Një Brexit pa marrëveshje duhet të evitohet me çdo kusht

Abe: Një Brexit pa marrëveshje duhet të evitohet me çdo kusht

25 April 2019 21:08

Një Brexit pa marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë së Madhe duhet të evitohet me çdo kusht, deklaroi të enjten kryeministri japonez, Shinzo Abe, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

“Ne bëjmë thirrje me gjithë dëshirën tonë për një Brexit të rregullt”, theksoi Abe duke kujtuar se porta hyrëse e Japonisë në Bashkimin Evropian kishte qenë Britania e Madhe.

Evropianët pranuan sërish një shtyrje të datës së ndarjes me britanikët, që fillimisht ishte vendosur më 29 mars, duke e çuar atë më 31 tetor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme