Parlamenti i Ukrainës vendos, gjuha ukrainase e vetmja gjuhë zyrtare

Parlamenti i Ukrainës vendos, gjuha ukrainase e vetmja gjuhë zyrtare

25 April 2019 12:43

Parlamenti ukrainas ka miratuar sot një ligj me anë të së cilit e vetmja gjuhë zyrtare në këtë shtet është gjuha ukrainase.

Ligji u mbështet nga 278 deputetë, dhe siç thuhet për miratimin e tij është dashur të paktën 226 vota, raporton TASS.

Sipas dispozitave të ligjit, të gjithë qytetarët tani duhet të përdorin gjuhën ukrainase në të gjitha sferat e jetës së tyre dhe zbatimi i dokumentit do të mbikëqyret nga "inspektorët gjuhësorë", të cilët do të jenë të pranishëm në seancat në të gjitha organet shtetërore, dokumentet e tregut nga organizatat publike dhe partitë politike.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme