Botë

Trumpi në vizitë shtetërore në Britani gjatë qershorit

Trumpi në vizitë shtetërore në Britani gjatë qershorit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka pranuar ftesën e mbretëreshës Elizabeth për vizitë shtetërore në Britani gjatë qershorit, duke u bërë presidenti i tretë të cilit i është ofruar ky nder nga monarkia britanike, ka bërë të ditur të marten pallati i Buckinghamit.

Udhëtimi pritet të jetë kundërthënës, duke pasur parasysh se shumë britanikë ndjejnë mospëlqim për presidentin amerikan dhe i kundërshtojnë politikat e tij rreth shumë çështjeve. Protestat e dhjetëra mijëra britanikëve kishin lënë në hije vizitën e Trumpit në Britani gjatë qershorit të kaluar, derisa organizatorët kanë bërë të ditur se po planifikonin “demonstratë të madhe” kundër vizitës së tij shtetërore, transmeton “Reuters”.