Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaen, deklaroi se kandidati i koalicionit LSDM-BDI në pushtet Stevo Pendarovski do të fitojë me 100.000 vota epërsi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas të përditshmes maqedonase “Veçer”.
“Rezultati i raundit të parë është i ngushtë, por ne presim më shumë. Ju jeni shpirti im, populli im dhe është logjike që ka një ndjenjë të tillë. Por ne duhet të jemi të kënaqur, megjithëse ne prisnim më shumë vota, por është mirë, kemi fituar”, tha Zaev gjatë një forumi publik në komunën e Karposhit në Shkup, shkruan Ksp.
Ai u ka thënë qytetarëve se “nëse ata nuk e dinë, ai e di se kandidati i tyre do të fitojë në raundin e dytë për 100.000 vota më shumë ndaj kandidates së opozitës VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova”.
Nga ana tjetër, kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova, duke komentuar deklarimet e Zaevit, shkroi në llogarinë e saj në Twitter: “Pyes veten se ku ndjen erën e keqe të peshkut?! Populli do t’ju dërgojë fshesën më 5 maj”.