Botë

S’ka asgjë të keqe nga ndihma prej rusëve, thotë avokati i Trumpit

S’ka asgjë të keqe nga ndihma prej rusëve, thotë avokati i Trumpit

Rudy Giuliani, avokati i presidentit amerikan, Donald Trump, ka insistuar të hënën se “nuk ka asgjë të keqe” nëse fushata presidenciale e 2016-s ka marrë informata nga rusët.

Ai e bëri këtë deklaratë teksa Kongresi demokrat u zotua t’i nisë hetimet për keqbërjet e fushatës dhe krimet e mundshme të pengimit të drejtësisë bazuar në hollësitë e shpërfaqura në raportin e Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller. Giuliani i quajti përpjekjet e fushatës Trump për të siguruar ndihmë politike nga përfaqësuesit e Qeverisë ruse si potencialisht të paarsyeshme apo jo ilegale, ka raportuar “Associated Press”, transmeton “Koha Ditore”.