Avaria elektrike, shkaktare e mundshme e zjarrit në “Notre Dame”

Avaria elektrike, shkaktare e mundshme e zjarrit në “Notre Dame”

19 April 2019 11:54

Hetuesit kanë vlerësuar se një kontakt i shkurtër elektrik mund ta ketë shkaktuar zjarrin në Katedralen “Notre Dame”, ka bërë të ditur të premten një zyrtar i policisë në Paris.

Vlerësimi fillestar i shkaktarit të flakëve në katedrale është bërë të mërkurën, por masat e ndërmarra të sigurisë kanë penguar nisjen e kërkimeve në brendi të saj, ka raportuar “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Bazuar në kërkimet dhe rrethanat e deritanishme, hetuesit besojnë se zjarri ishte shkaktuar në mënyrë aksidentale dhe kanë marrë në pyetje stafin e katedrales, sikurse edhe punëtorët që po i kryenin punimet e restaurimit në brendi të ndërtesës emblematike të Parisit. Rreth 40 persona janë marrë në pyetje të enjten, ka njoftuar zyra e prokurorisë e Parisit.

Zyrtari policor nuk ka pranuar të flasë rreth një raporti pa burime të të përditshmes “Le Parisiene”, në të cilin thuhet se hetuesit janë duke e hetuar pistën e mundshme të një avarie në një kompjuter apo në ashensorët e përkohshëm të përdorur gjatë punimeve të restaurimit, si shkaktarë potencialë të zjarrit.

Zyrtar e prokurorit bëri të ditur vetë se “të gjitha pistat duhet të hetohen”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme