Salah: Gratë në Egjipt duhet të trajtohen më mirë Foto: Reuters

Salah: Gratë në Egjipt duhet të trajtohen më mirë

18 April 2019 15:08

Në një intervistë për magazinën TIME, ylli i ekipit të futbollit Liverpool, Mohammed Salah, ka thënë gratë duhet të trajtohen më mirë në Egjipt, vendi prej nga ai vjen.

“Unë mendoj se ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si i trajtojmë gratë në kulturën tonë. Unë i mbështes gratë më shumë se sa më parë, sepse ndihem se ato meritojnë më shumë se sa që u japim tani”, ka thënë Salah.

Futbollisti 26 vjeçar, njëherësh edhe ylli i klubit anglez Liverpool, është në listën vjetore të magazinës TIME si njëri nga gjashtë figurat sportive më me ndikim në botë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme