Botë

Franca i quan skandaloze shkrimet në disa media serbe për zjarrin në Notre Dame

Franca i quan skandaloze shkrimet në disa media serbe për zjarrin në Notre Dame

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i cilësoi skandaloze shkrimet në disa media serbe sipas të cilave zjarri në Notre Dame ishte “dënim nga Zoti” për shkak të valëvitjes së flamurit të Kosovës brenda katedrales gjatë shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në nëntor të vitit të kaluar.

Dy gazeta serbe në internet, “Informer” dhe “Alo”, të cilat janë të afërta me qeverinë serbe, shkruan se Francën e “arriti dënimi i Zotit. Para gjashtë muajsh valuan flamurin e shtetit të rrejshëm të Kosovës në Notre Dame. Tani po e shkatërron furia e zjarrit”, shkruan Zëri i Amerikës.