Botë

Donald Trump flet për një samit të tretë me Kim Jong Un

Donald Trump flet për një samit të tretë me Kim Jong Un

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur të enjten për mundësinë e një samiti të tretë me liderin koreanoverior, Kim Jong Un, gjashtë javë pas dështimit të takimit të tyre në Hanoi, Vietnam.

Negociatat mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut janë në një pikë të vdekur që prej këtij takimi kokë më kokë në kryeqytetin vietnamez që përfundoi pa përparimin më të vogël konkret.