Botë

Një anketë tregon se mbështetja për NATO-n ka rënë në SHBA dhe në Evropë

Një anketë tregon se mbështetja për NATO-n ka rënë në SHBA dhe në Evropë
 

Një sondazh i ri tregon se më pak se gjysma e amerikanëve mbështesin Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior, aleancë e krijuar fillimisht për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik, por tani e përqendruar tek grupe jo-shtetërore si Talibani dhe Shteti Islamik.

Sondazhi i kryer nga YouGov, i publikuar në 70 vjetorin e NATO-s, zbulon se vetëm 44 për qind e amerikanëve mbështesin pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në këtë traktat. Kjo shifër është tre për qind më pak nga sondazhi i vitit 2017.