Botë

Kanadaja sheh rrezik nga ndërhyrja ruse në zgjedhjet parlamentare atje

Foto: Reuters

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka paralajmëruar rrezik të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

“Kemi parë gjatë viteve të kaluara një rritje të ndërhyrjes së faktorëve të jashtëm në proceset demokratike”, tha Trudeau në një konferencë për media, transmeton rel.

“Kemi parë shumë qartë se shtetet si Rusia janë prapa shumë fushatave përçarëse”, shtoi ai.

Ai ka shtuar se Karina Gould, ministre e Institucioneve Demokratike, ka krijuar forma të ndryshme për të mbrojtur zgjedhjet dhe për të siguruar se vota do të vendoset nga Kanada.

Agjencitë e inteligjencës në SHBA dhe BE, kishin akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e kaluara, duke përfshirë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016. Moska kishte refuzuar këto akuza.

Zgjedhjet parlamentare në Kanada pritet të mbahen më 21 tetor.