Një grup që përfaqëson myslimanët francezë ka paditur Facebookun dhe YouTuben, për lejimin e transmetimit të pamjeve nga sulmet në Christchurch në platformat e tyre, ani pse këto kompani kanë thënë se e kanë pasur të pamundur të ndërprejnë transmetimet.
Sulmet e 15 marsit në dy xhami në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 50 persona, u transmetuan drejtpërdrejt në Facebook dhe video u kopjua dhe u shpërnda edhe në të gjitha rrjetet e tjera sociale, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë padinë e Këshillit Francez të Besimit Mysliman thuhet se Facebook edhe Youtube lejuan transmetimin e pamjeve të dhunshme duke i dhënë mbështetje terrorizmit ose akteve që tentojnë të shkelin dinjitetin njerëzor.
Padia është mirëpritur nga Shoqata Islame e Zelandës së Re.
Ata thanë se autori i sulmit kërkonte një audiencë dhe Facebook ia mundësoi që ai të reklamonte veten dhe krimin e tij.