Botë

Presidenti i Malit shkarkon dy gjeneralë

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita ka shkarkuar e zëvendësuar 2 gjeneralë, pasi që një sulmues vrau 134 persona pjesëtarë të komuniteti mysliman e dhuna në shtet është në rritje.

Në një video të siguruar nga agjencia Reuters, shihen pasojat e sulmit, transmeton KTV.

Banorët ndërkaq, janë tejet të zemëruar me dështimet e qeverisë për t’i mbrojtur nga sulmet e militantëve dhe dhuna etnike.

Masakra në fshatrat Ogosagu dhe Velingara, ku shumica e të vrarëve ishin gra e fëmijë, ka tronditur shtetin.