Tusk: Fati i Brexitit është në duart e Britanisë

Tusk: Fati i Brexitit është në duart e Britanisë

22 March 2019 20:08

Fati i Brexitit është në duart e miqve tanë britanikë, pasi që liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që ta shtyjnë datën deri në dy javë, ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian, Donald Tusk.

Nëse deputetët e aprovojnë tërheqjen e marrëveshjes javën e ardhshme, Brexiti do të shtyhet nga 29 marsi deri më 22 maj. Por, nëse nuk ndodhë kjo, Britania e madhe duhet të vijë me një plan të ri deri më 12 prill, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Presidenti i Parlamentit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se deri me 12 prill “gjithçka është e mundur” përfshirë edhe një shtyrje më të gjatë ose anulimin e tërësishëm të Brexitit.

Duke folur në Bruksel të premten, ai tha se ishte shumë i lumtur që 27 liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur unanimisht që të zgjasin procesin dy-vjeçar të nenit 50, sipas të cilit Britania e Madhe do të duhej ta linte Bashkimin Evropian të premten e ardhshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme