“Miqësia mbi frikën”: Një person nga Manchesteri bën roje para xhamisë derisa kryhen lutjet Foto: Twitter

“Miqësia mbi frikën”: Një person nga Manchesteri bën roje para xhamisë derisa kryhen lutjet

17 March 2019 13:54

Andrew Graystone qëndroi para xhamisë Madina në Manchester, Angli, të premten pasi dëgjoi rreth sulmit terrorist që ka ndodhur në dy xhamitë në Zelandën e Re ku mbeten të vdekur 49 persona.

Ai mbajti në dorë një karton të bardhë ku shkruante: “Ju jeni miqtë e mi. Unë do të bëjë roje ndërsa ju luteni”, transmeton Koha.net.

“Kam marrë rreth 100.000 mesazhe në 24 orët e fundit dhe pothuajse asnjëri prej tyre ishte negativ. Kjo tregon fuqinë e zgjedhjes së miqësisë mbi frikën”, ka thënë Graystone.

 


Graystone është një i krishterë dhe thotë se ekziston një rrjet organizatash lokale fetare të cilat punojnë së bashku për të ruajtur kohezionin social, raporton “The Guardian”.

“Nuk ka të bëjë fare me fenë. Bëhet fjalë për një komunitet”, shpjegoi ai.

“Ka të bëjë me miqësinë dhe komunitetin, dhe duhet të merrni hapa të parë dhe të ndërtoni një urë. Në raste të tilla, duhet të zgjidhni mes frikës dhe miqësisë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje”, ka thënë Graystone.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme