Presidenti amerikan, Donald Trump e ka kritikuar të enjten mënyrën se si ka menaxhuar bisedimet për Brexit kryeministrja britanike, Theresa May, duke thënë se një referendum i ri rreth kësaj çështjeje do të ishte i padrejtë për palën që do të fitonte këtë radhë.
Trumpi, që ishte takuar me Mayn gjatë verës së kaluar, në pallatin Blenheim të Anglisë, ka bërë të ditur se kryeministres i kishte dhënë ide se si t’i qasej negociatave rreth shkëputjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, por se ajo nuk e kishte përfillur kërkesën e tij, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
“T’ju them se jam i befasuar se sa keq kanë shkuar gjërat nga perspektiva e negociatave”, u ka thënë Trump gazetarëve në Zyren Ovale, para takimit me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
“Por, ia dhashë kryeministres idetë e mia se si duhet negociuar dhe mendoj se në atë rast do të kishte qenë e suksesshme. Ajo nuk më dëgjoi dhe kjo është në rregull. Mendoj... ajo duhet ta bëjë atë që duhet ta bëjë. Por mendoj se ka mundur të negociohet ndryshe”, ka përfunduar ai.
-
May: Trumpi më tha që ta padis BE-në për Brexitin
-
Trump: Plani për Brexit “mund ta vrasë” marrëveshjen tregtare me SHBA-në
-
Fjalimi i fundit i kryeministres May, kritikoi intolerancën dhe absolutizmin
-
May i dënon deklaratat e Trumpit kundër kongresisteve
-
Trumpi takon Mayn, beson se do të ketë marrëveshje tregtare pas Brexitit