AI: BE-ja, bashkëpjesëmarrëse në keqtrajtimin e migrantëve nga policia kroate

AI: BE-ja, bashkëpjesëmarrëse në keqtrajtimin e migrantëve nga policia kroate

13 March 2019 12:47

“Qeveritë evropiane janë bashkëpjesëmarrëse në kthimin sistematik, të paligjshëm dhe shpesh të dhunshëm të mijëra azilkërkuesve nga policia kroate, ashtu si edhe dëbimin e tyre kolektiv në kampet e mjerueshme dhe të pasigurta për refugjatë në Bosnjë”, shkruan në raportin e vet më të ri grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty International”.

Raporti, i publikuar të mërkuren, përshkruan se si qeveritë evropiane – të cilat i japin prioritet kontrolleve kufitare, në vend të respektimit të së drejtës ndërkombëtare – jo vetëm që po shpërfillin sulmet e policisë kroate mbi migrantët, por edhe po i financojnë aktivitetet e tyre.

Kështu, ato janë e përkeqësuar krizën e rëndë humanitare në periferi të Bashkimit Evropian, transmeton Koha.net.

“Për t’i kuptuar prioritetet e qeverive evropiane, duhet vetëm përcjellur paratë. Kontributet e tyre financiare për ndihma humanitare janë dukshëm më të vogla sesa mjetet që jepen për sigurinë e kufijve, përfshirë pajisjen e policisë kufitare kroate”, ka deklaruar Massimo Moratti, drejtor për hulumtime në zyren për Evropë të Amnesty International.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme