Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

15-vjeçari me dron ndihmoi në bombardimin e rusëve

Adoleshenti ukrainas, pilot i mirë i dronëve, është cilësuar hero pasi ndihmoi forcat e armatosura në ditët e para të pushtimit nga Rusia.

Andriy Pokrasa, 15-vjeçar, dhe familja e tij, jetonin në periferi të Kievit kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Forcat ruse me shpejtësi nisën fushatën ndaj kryeqytetit ukrainas.

Me pak pilotë të dronëve në zonë dhe me nevojën urgjente për inteligjencë, mbrojtja territoriale e Ukrainës pranoi kërkesën e Andriyt për të ndihmuar.

Duke përdorur një dron të vogël, Pokrasa së bashku me babanë shkrepën fotografi të lëvizjeve nga tanket ruse.

Këto fotografi i merrte ushtria ukrainase që e kishte më të lehtë ta vendoste në cak artilerinë.

Edhe Si po godasin dronët ukrainas linjat jetike të furnizimit rus Botë 1 j. më parë Si po godasin dronët ukrainas linjat jetike të furnizimit rus

“Së pari bënim fotografitë dhe merrnim koordinatat, pastaj ushtria gjente lokacionin. Me tablet shkruheshin koordinatat më me precizitet dhe ua tregonim me radio-lidhje. Krejt këto që ua tregova kryheshin për 5-7 minuta”.

15-vjeçari kishte përvojë të mirë me dronët, pasi para luftës për më shumë se 1 vit pilotoi një të tillë për tregti.

Donte të ndihmonte ushtrinë ukrainase pasi frikësohej se çfarë mund t’i ndodhte shtëpisë së tij nëse rusët do të avanconin në drejtim të Kievit.

“Kjo është shtëpia ime. Nuk doja t’i ndodhte shtëpisë sime ajo që ndodhi në territoret e pushtuara”.

Andriy ndihmoi për dhjetë ditë para se situata të përkeqësohej dhe së bashku me nënën u evakuuan në Poloni.

“Isha i lumtur që kontribuoja, se isha në gjendje të bëja diçka. Jo vetëm të ulesha dhe të prisja”.

Edhe Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë Botë 4 j. më parë Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë

Ai u kthye në Ukrainë pasi përfundoi vitin shkollor në Poloni.