Botë

Amerikanët dhe rusët shohin armiqësinë kryesore tek njëri-tjetri

Amerikanët dhe rusët shohin armiqësinë kryesore tek njëri-tjetri
 

Pikëpamjet e amerikanëve për Rusinë kanë rënë në nivele që nuk janë parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, sipas një ankete të re të organizatës amerikane të sondazheve, Gallup.

Sipas përfundimeve të saj, 52 për qind e amerikanëve e shohin fuqinë ushtarake të Rusisë si një kërcënim direkt ndaj interesave jetike amerikane dhe se një e treta e identifikojnë Rusinë si rivalin tradicional të Shteteve të Bashkuara, duke i zënë vendin Koresë së Veriut në krye të listës së Gallupit për ata që shihen si armiqtë e Amerikës.