Arabia Saudite i ka hequr kombësinë Hamza Bin Ladenit, djali i sheikut të vdekur të terrorit, Bin Laden, pas një shpërblimi prej një milionë dollarë të vendosur nga SHBA-ja për atë që ndihmon në kapjen e tij.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot se ofrojnë një shpërblim prej një milion dollarësh për këdo që mund të japë informacion mbi Hamza Bin Laden, një nga fëmijët e Osama bin Ladenit.
Sipas shërbimeve sekrete të Pentagonit, djali i ish-terroristit, është bërë udhëheqëse i organizatës terroriste Al Kaeda, shkruan ATSH.
Njoftimi i shpërblimit është shpërndarë nga Departamenti i Shtetit.
BBC rikujton që Hamza dyshohet se strehohet në zonën kufitare midis Afganistanit dhe Pakistanit.