Në takimet që zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka pasur në Bruksel, me krerët e Bashkimit Evropian, është përmendur edhe Ballkani Perëndimor, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë e ka lënë të kuptohet presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i cili i ka thënë një grupi të gazetarëve në Bruksel se për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është mirë që “disa persona në Administratën amerikane”, siç është shprehur ai, lënë përshtypje se janë kundër Bashkimit Evropian.
Një gjë e tillë, është shprehur Juncker, nuk është mirë, sepse atyre vendeve u nevojitet perspektiva evropiane.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Juncker, Ballkanit Perëndimor: Rrini në rrugë kah BE-ja, ndryshe rrezikoni luftën
-
Juncker: Jo hyrjes së shpejtë të Ballkanit në BE, po perspektivës evropiane të rajonit
-
Juncker: Nuk jam që Ballkani të hyjë shpejt në BE, por nuk jam as për luftë
-
Juncker: Shpërbërja e BE-së shkakton luftë në Ballkan
-
Juncker: Një Brexit pa marrëveshje zgjedhje e britanikëve dhe jo e BE-së