Botë

Dështon sulmi terrorist në Amerikë, një i arrestuar

Descriptive Text

Një zyrtar i Rojave Bregdetare të SHBA-së është arrestuar nën dyshimin se po planifikonte një sulm terrorist.

Policia ka gjetur 15 armë dhe më shumë se 1 mijë plumba në bodrumin e shtëpisë së Christopher Paul Hasson në Maryland, transmeton KTV.

I vetëshpalluri nacionalist, kishte bërë një listë me emrat e njerëzve që synonte t’i vriste, përfshirë figura të njohura të partisë demokratike, kanë njoftuar prokurorët.

I dyshuari Hasson ka thënë se ishte frymëzuar nga vrasësi norvegjez, Anders Breivik.