Botë

Mijëra ushtarë amerikanë dhe aziatikë tregojnë aftësitë e tyre

Marinsat nga Tailanda, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut, morën pjesë në stërvitjet e mbajtura në një bazë detare tajlandeze.

Ushtrimi ishte pjesë e Gold Cobra 38, një ngjarje vjetore në të cilën marrin pjesë ushtarë nga 29 vende, përfshirë më shumë se 4,500 ushtarë nga SHBA-ja disa vende të Azisë Juglindore, Malajzia dhe Singapori, transmeton KTV.

Përmes këtyre stërvitjeve, synohet forcimi i marrëdhënieve ndërmjet personelit ushtarak në të gjitha vendet e rajonit dhe gjithashtu ofron mundësinë për oficerët luftarakë të shkëmbejnë teknikat dhe aftësitë.

Cobra Gold filloi në vitin 1982 dhe tani është një nga ushtrimet më të mëdha ushtarake.

Trajnimi, në vitet e fundit, është përqendruar kryesisht në ndihmën humanitare dhe fatkeqësitë.