Botë

20 persona të arrestuar në Maqedoninë e Veriut në lidhje me ISIS-in

Foto: Reuters / ilustrim

Policia gjatë orëve të mëngjesit të sotëm ka arrestuar rreth 20 veta, nëpër disa qytete të Maqedonisë së Veriut të cilët, siç thuhet, dyshohen si terroristë dhe pjesëtarë të ISIS-it, të cilëve tashmë iu është shqiptuar masa e paraburgimit,.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme mbretëron heshtje dhe nuk jepen detaje për ndërhyrjen.

Aksioni, siç raporton Alsat-M, ka qenë i zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës në disa qytete, ndërsa është konfiskuar edhe sasi armatimi.

MPB mbrëmë vonë doli me komunikatë përmes së cilës ka theksuar se ka parandaluar një sulm terrorist të grupeve radikale përkrahëse të ISIS, paraprakisht këto informacione i ka shkëmbyer me shërbimet e një vendi partner.

Edhe Ambasada Amerikane në Shkup ka dalë me një njoftim për sulme të mundshme terroriste në vend, duke kërkuar kujdes veçanërisht nga shtetasit e vet.