Botë

Talibanët synojnë “pushtet dhe vendimmarrje” në Afganistan

Talibanët synojnë “pushtet dhe vendimmarrje” në Afganistan

Zyrtarët amerikanë dhe ata talibanë janë në proces të negociatave për t’i dhënë fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.

Në një intervistë për rubrikën Expose të Radios Evropa e Lirë, Mushtaq Rahim, analist i çështjeve të sigurisë, me seli në Kabul, thotë se paqja e qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse në bisedime përfshihet edhe Qeveria afgane.