Botë

Franca e kthen ambasadorin në Itali

Ambasadori i Francës në Itali pritet të kthehet në Romë sot.

Ai u thirr në Paris më 7 shkurt, pas një sërë kritikash që politikanët italianë i bënë në drejtim të Francës. Shkak për këtë është bërë një takim që ka mbajtur ku zëvendëskryeministër italian, Luigi Di Maio, me protestuesit “Jelekverdhë” në Francë.

LEXO EDHE: Franca tërheq ambasadorin nga Roma pasi zv.kryeministri italian u takua me “jelekverdhët”

Ky vendim njëherësh ka qenë i pari i llojit të tillë, që Franca e thërret të dërguarin e saj nga Roma, prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.

“Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”, pati thënë ministria e Jashtme e Francës, transmeton rel.

Në muajin janar kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.