Pompeo kërkon unitet kundër Iranit Foto: Reuters

Pompeo kërkon unitet kundër Iranit

14 February 2019 19:29

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se zgjidhja e sfidave të Lindjes së Mesme nuk është e mundur pa një ofensivë kundër Iranit.

“Ju nuk mund të arrini paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme pa u përballur me Iranin”, ka thënë Pompeo në një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Të dy politikanët mbajtën një takim të shkurtër para sesionit të parë të konferencës së paqes në Lindjen e Mesme në Varshavë, ku marrin pjesë ministra të Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë nga më shumë se 60 shtete. Netanjahu tha se takimi shënoi ndryshim të rëndësishëm në kuptimin e kërcënimeve të përbashkëta, transmeton KTV.

“Rreth 60 ministra të jashtëm, përfshirë edhe disa të vendeve kryesore arabe, biseduan qartazi dhe me unitet të pazakontë kundër kërcënimit të përbashkët të regjimit iranian”, ka thënë Netanyahu.

Përndryshe, takimi i Varshavës bëri bashkë Izraelin dhe shtetet arabe, përfshirë Arabinë Saudite.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme