Kongresi kundër sugjerimit të Trumpit për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë Foto: Getty Images

Kongresi kundër sugjerimit të Trumpit për ndërhyrje ushtarake në Venezuelë

14 shkurt 2019 09:45

Kongresi nuk do të mbështesë ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në Venezuelë, pavarësisht nga sugjerimet e Presidentit Donald Trump se një veprim i tillë nuk përjashtohej, tha të mërkurën kryetari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Kongresit, Eliot Engel.

“Më vjen keq të sabotoj presidentin që lëkundet dhe lë të kuptohet se intervenimi ushtarak amerikan mbetet një opsion në Venezuelë. Unë dua t’u bëj të qartë dëshmitarëve tanë dhe kujtdo tjetër që na ndjek: Ndërhyrja ushtarake e SHBA-së nuk është një opsion”, tha përfaqësuesi i SHBA-së Eliot Engel në hapjen e një seance për situatën e paqëndrueshme politike në kombin pjesë e OPEC, shkruan tch.

Sipas Kushtetutës së SHBA-së, Kongresi duhet të miratojë veprime ushtarake të huaja. Engel paralajmëroi gjithashtu për efektet e mundshme ndaj popullit venezuelas të sanksioneve të SHBA-së mbi kompaninë shtetërore të naftës PDVSA.

Shtetet e Bashkuara në janar vendosën sanksione që synonin kufizimin e qasjes të presidentit Nicolas Maduro në të ardhurat e naftës.

“Unë e vlerësoj nevojën për të shtrydhur Maduron”, tha Engel, “por Shtëpia e Bardhë duhet të mendojë edhe për pasojat e mundshme që këto sanksione mund të kenë mbi popullin e Venezuelës, nëse Maduro nuk do të largohet nga zyra në javët e ardhshme”.

Shumica e vendeve perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë njohur Guaidon si kreun legjitim të Venezuelës, por Maduro mban mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, si dhe kontrollin e institucioneve shtetërore duke përfshirë ushtrinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme