Botë

Irani shënon 40-vjetorin e Revolucionit Islamik

Irani shënon 40-vjetorin e Revolucionit Islamik
Foto: AFP

Irani është duke shënuar 40-vjetorin e Revolucionit Islamik, që i ka dhënë fund monarkisë dhe është përcjellë me katër dekada të rregullit klerik.

Qindra mijëra persona pritet të marrin pjesë në organizimin qeveritar në Teheran dhe qytete tjerë për të shënuar 11 shkurtin e vitit 1979, kur mbështetësit e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini kanë rrëzuar nga pushteti monarkun e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, Shah Reza Pahlavi.