Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE e shqetësuar për testet e reja të raketave balistike iraniane

Bashkimi Evropian (BE) sot ka shprehur shqetësim serioz për testimin e ri të raketave balistike iraniane dhe kërkoi nga Teherani zyrtar që të ndalojë aktivitete të tilla, të cilat thellojnë mosbesimin dhe destabilizojnë rajonin.

“Irani po vazhdon përpjekjet e tij për të rritur gamën dhe precizitetin e raketave të tij, së bashku me një rritje të numrit të testeve dhe lansimeve operacionale dhe këto aktivitete thellojnë mosbesimin dhe kontribuojnë në paqëndrueshmërinë rajonale”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të BE-së mbi Iranin, transmeton KosovaPress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo