Botë

Bolton: Maduro mund të përfundojë në Guantanamo

Bolton: Maduro mund të përfundojë në Guantanamo

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton, paralajmëroi se presidenti venezuelian, Nicolas Maduro mund të përfundojë në Guantanamo, nëse ai nuk pranon të largohet nga pushteti paqësisht.

”Maduros do t’i kisha dëshiruar një pension të gjatë e të qetë në një plazh të mrekullueshëm larg Venezuelës”, tha Bolton, përcjell atsh.