Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bullgaria i jep fund dhënies së pasaportave për investitorët e huaj

Qeveria bullgare njoftoi dje se kërkon të forcojë rregullat në çështjet e shtetësisë dhe t’i japë fund dhënies së pasaportës bullgare investitorëve në vend, një praktikë shumë e kritikuar nga BE-ja.

“Sofja do të përmirësojë legjislacionin duke synuar të heqë mundësinë e marrjes së kombësisë bullgare në bazën e investimeve”, njoftoi Ministria e Drejtësisë, duke theksuar në një komunikatë se ka njoftuar Komisionin Evropian për këtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si shumë vende të tjera në BE, Bullgaria ofronte që prej vitit 2013 mundësinë e kombësisë për të huajt që mund të investonin të paktën 500.000 euro në vend.