Botë

Trump “e udhëzoi avokatin që të gënjejë”

Politikanët e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara thanë se do t'i hetojnë akuzat se presidenti Donald Trump e ka udhëzuar ish-avokatin e tij personal që të gënjejë Kongresin.

Një raport në Buzzfeed News tha se Trump ka kërkuar nga Michael Cohen të gënjejë rreth planeve për ndërtimin e Kullës Trump në Moskë.

Cohen tashmë ka pranuar se ka gënjyer se kur ka përfunduar projekti biznesor.

Trump nuk u është përgjigjur ende akuzave të raportit, por më herët ka mohuar se ka udhëzuar ish-avokatin e tij të thyejë ligjin.

Avokati i tanishëm i presidentit, Rudy Giuliani, e hodhi poshtë raportin në komentet për Washington Post.

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve do t'i hetojë pretendimet, tha kryetari i ri i tij, Adam Schiff.

Buzzfeed tha se raporti i tij bazohet në dëshmitë e dy oficerëve të zbatimit të ligjit, të përfshirë në hetimin e çështjes.