Gjykata më e Lartë në Bjellorusi ka dënuar me 14 vjet burgim rivalin politik të presidentit autoritar, Alexander Lukashenko, nën akuzat për korrupsion. Viktor Babariko, shef i një banke komerciale në pronësi të kompanisë ruse të gazit natyror “Gazprom”, i ka cilësuar akuzat si politikisht të motivuara.
Ai kishte synuar që ta sfidonte Lukashenkon vitin e shkuar, por ishte arrestuar para zgjedhjeve presidenciale të gushtit të 2020-s dhe menjëherë i ishte ndaluar regjistrimi si kandidat.
Asokohe, Babariko konsiderohej si rivali kryesor i presidentit bjellorus dhe arrestimi i tij kishte nxitur me mijëra qytetarë që të ngriheshin në protesta. Gjykata e dënoi Babarikon për akuzat e marrjes së ryshfetit dhe shpëlarje parash, ndërsa pos dënimit me burgim i është caktuar edhe një gjobë prej 57 mijë dollarësh.
-
Lukashenko për herë të shtatë në krye të Bjellorusisë: Gjysma e botës ëndërron diktaturën tonë
-
Lukashenko fiton mandatin e 7-të në krye të Bjellorusisë me 87% të votave
-
Bjellorusia mban zgjedhjet për t’ia zgjatur mandatin Aleksandër Lukashenkos
-
Bjellorusi: Lideri opozitar burgoset për 18 vjet
-
Burgim afatgjatë për dy figurat opozitare në Bjellorusi